Transporti në dete dhe lumenj në botë po ndërpritet nga ndryshimi i klimës, thuhet në raportin vjetor të OKB-së për tregtinë detare botërore.
“Ndryshimi i klimës dhe dëmi i shkaktuar nga ngjarje ekstreme të motit, të tilla si thatësira, përmbytje dhe ndryshime në nivelin e detit dhe ujit, dëmtojnë funksionimin e operacioneve të transportit dhe portit”, deklaroi në një raport konferenca e OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD).
Uraganët dhe tajfunët e shumtë kanë çuar në mbylljen e porteve vitet e fundit, të tilla si ndërprerja 72-orëshe e portit kryesor në Bangladesh, në muajin maj.
Raporti tregon se portet duhet të përshtaten menjëherë me ndryshimet klimatike, veçanërisht vendet e vogla ishullore.
Sipas raportit, rritja e vëllimit botëror të transportit detar ra në 2,7% vitin e kaluar, nën mesataren historike prej 3%./atsh/
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...