Një burrë, i cili thirri “Allahu Ekber” (frazë arabe që përkthehet Zoti është i madh) me zë të lartë, bëri që audienca prezente të sabotonte shfaqjen e filmit “Joker”. “Le Parisien” raporton se ngjarja ka ndodhur në Paris, përkatësisht në kinemanë “Grand Rex” mbrëmjen e së martes.
Burri, siç bëjnë të ditur media franceze, u arrestua nga policia franceze pas thirrjes së frazës arabe me zë të lartë, transmeton lajmi.net.
Burri 34-vjeçar u hoq nga kinemaja Grand Rex dhe u vendos nën vëzhgim psikiatrik.
Sipas një dëshmitari që foli për gazetën, burri vazhdimisht bërtiste “Filmi është politik!”, i cili nxiti të qeshura nga audienca në fillim derisa burri u ngrit në këmbë, vuri duart mbi gjoksin e tij dhe “filloi të bërtasë Allahu Ekber”.
“Njerëzit në panik, vrapuan drejt daljeve,” tha burimi. “Disa po qanin. Një nënë po kërkonte të bijën”, tha tutje ai.
Një tjetër dëshmitar tha se njerëzit po ngjiteshin mbi ulëse, ndërsa të tjerët shtriheshin mbi dysheme dhe po shkeleshin nga këta të parët.
Drejtori i Grand Rex i tha Hollywood Reporter se i dyshuari, me një bashkëpunëtor , e organizoi incidentin me qëllim, në mënyrë që të vidhte gjërat e vlefshme të lëna pas të audiencës.
“Ata ishin dy hajdutë që kërkonin një mënyrë për të vjedhur telefonat dhe çantat e njerëzve,” tha ai.
Ai shtoi se kinemaja do nisë akuzat ndaj të dyshuarit.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend