Google ADS

Dendias: Është i nevojshëm zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës

18:40 | 30 Tetor 2019
A. B.

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias tha se “Maqedonia duhet në mënyrë të plotë dhe të vazhdueshme të zbatojë Marrëveshjen e Prespës”.

Dendias theksoi se Greqia vazhdon perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, por pret nga dy vendet fqinje “të bëjnë hapa të dukshëm për çështjet e rëndësishme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Sa i përket Maqedonisë së Veriut, për ne, çështja është zbatimi i plotë dhe i vazhdueshëm i Marrëveshjes së Presës. ‘Demokracia e Re’, që në kohën kur ishte në opozitë, deklaronte për problemet që ekzistojnë në tekstin e kësaj marrëveshje”, tha Dendsias.

Dendias shtoi se që kohën kur kanë qenë në opozitë kanë ritheksuar dhe kanë përsëritur qëndrimet se pas hyrjes në fuqi, Greqia është e obliguar të respektojë marrëveshjen dhe se këtë gjë po e bën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme