Google ADS

Xhaferi: Kuvendi i Maqedonisë shpërndahet më 11 shkurt

18:10 | 30 Tetor 2019
Arbresh.info

“Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të shpërndahet 60 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 12 prillit, gjegjësisht më 11 shkurt”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët, njofton Portalb.mk

Kah fundi i dhjetorit, deri te Kuvendi duhet të vijnë propozimet me emrat e Qeverisë teknike e cila duhet të zgjidhet 100 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve, që të mundet Xhaferi më 3 janar të caktojë seancë për votimin e Qeverisë së re.

Në lidhje me ratifikimin e Protokollit për NATO, Xhaferi tha se pas shpërndarjes së Kuvendit nuk ka mundësi që të thirret Kuvendi.

Për ratifikimin e Protokollit duhet që të pritet përbërja e re parlamentare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme