Paratë e para nga kthimi i TVSH-së tek qytetarët do të bëhet në mes një dhe 15 dhjetorit, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev.
Kohët e fundit, në një forum publik, drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska tha se masa “TVSH-ja Ime” është një masë që për herë të parë u kthen paratë qytetarëve, ndihmon në luftimin e ekonomisë së zezë dhe ndihmon Drejtorinë e të Ardhurave Publike të merret me ato bëjnë evazion fiskal.
Deri më tani, sipas saj, ka mbi 175.000 përdorues të masës, ndërsa pagesat e para do të bëhet në dhjetor, ku 3.5 milion euro do të shkojnë direkt në xhepin e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin