Google ADS

AC Milani në Spanjë për emra të mëdhenj në mesfushë

16:55 | 30 Tetor 2019
Arbresh Info

AC Milani është duke planifikuar nënshkrimin me një emër të madh në mesfushë dhe treshja Luka Modric, Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic janë në radarin e klubit.

Gazzetta dello Sport raporton se Milani është në kërkim të një përforcimi madhështor në merkaton e ardhshme dhe kanë kthyer vëmendjen te lojtarët me klas për që nuk janë duke u shfrytëzuar rregullisht në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.

Rakitic është përfolur që një kohë të gjatë për largim nga Barcelona ndërkohë që bashkëlojtari i tij Arturo Vidal është gjithashtu i interesuar për transferim te Interi.

Ashtu është edhe ylli Luka Modric i Real Madridit, i cili ishte shumë afër për t’iu bashkuar Interit në muajin gusht.

Milani i Stefano Piolit është në pozitën e 13-të me tri fitore nga nëntë ndeshjet e para, para takimit të së enjtes ndaj SPAL-it në San Siro./arbresh.info/

Të ngjashme