Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën, leku forcoi pozitat pothuajse ndaj të gjitha valutave.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, valutat kryesore euro dhe dollari amerikan u zhvlerësuan sot përkatësisht me 0.11 lekë dhe 0.43 lekë duke u këmbyer në kuotat: euro me 123.17 lekë dhe dollari amerikan me 110.80 lekë.
Aktorët e tregut shprehen se, forcimi i lekut është i pritshëm për arsye edhe të sezonit, i cili në fund të vitit sjell dominim të valutave në raport me lekut, si rezultat i fluksit të shtuar të shkëmbimeve tregtare dhe konsumit.
Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 110.80 -0.43
Euro EUR 123.17 -0.11
Poundi Britanik GBP 142.80 -0.01
Franga Zvicerane CHF 111.75 +0.03
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2