Google ADS

Legjenda e Arsenalit e quan “tradhtar” Granit Xhakën

14:40 | 30 Tetor 2019
Arbresh Info

Ish mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Petit ka goditur rëndë Granit Xhakën për sjelljen e tij në vikend duke e vlerësuar atë që bëri si “tradhti”.

Mesfushori kosovar iu ka thënë “q***” tifozëve të “Topçinjve” para se të shkonte direkt në tunel pas zëvendësimit në barazimin 2 me 2 ndaj Crystal Palaces të dielën, transmeton portali arbresh.info.

Derisa ishte duke shkruar për Paddy Power, ish reprezentuesi i Francës ishte mjaftë kritik ndaj sjelljes së Xhakës duke thënë:

“Nuk kam parë kurrë më parë diçka si ajo që ndodhi me Granit Xhakën. Për mua, ai nuk mund të jetë kapiten i Arsenalit më. Është e pamundur, ajo që bëri është e papranueshme”

“Ajo që bëri në fushë është një gjë, unë e kam bërë të qartë që nuk e di se çfarë u duhet skuadrës”

“Por, ajo që Xhaka bëri derisa u largua nga fusha është plotësisht ndryshe. Ju nuk mund ta bëni këtë – është sikur tradhti në Angli”

Derisa mendohet që ish lojtari i Borussia Monchengladbach ende ka mbështetjen e bashkëlojtarëve, pritet që ai të mos përfshihet në skuadrën e Unai Emery për ndeshjen ndaj Liverpoolit mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në EFL Cup./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme