“Iraku mund të shndërrohet në një Siri tjetër”

13:50 | 30 Tetor 2019
Arbresh Info

Kleriku shiitë Muqtada al-Sadr paralajmëroi se Iraku mund të shndërrohet në “një Siri tjetër” nëse qeveria nuk jep dorëheqje.

“Nëse kryeministri Adel Abdul-Mahdi nuk jep dorëheqje, Iraku mund të shndërrohet në një Siri ose Jemen tjetër”, tha al-Sadr në Twitter.

Siria u përfshi në një luftë të përgjakshme civile në vitin 2011 kur regjimi i Bashar al-Assadit shtypi protestat pro-demokratike me një egërsi të papritur.

Jemeni po ashtu u përfshi nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit.

Al-Sadr vazhdoi të paralajmërojë se refuzimi i Abdul-Mahdit të tërhiqet “nuk do të pushojë gjakun”.

“Unë nuk do të marr pjesë në ndonjë aleancë në të ardhmen për të formuar qeverinë,” tha ai.

Protestat masive kanë tronditur disa provinca irakiane që nga e premtja kundër korrupsionit të thellë, papunësisë së lartë dhe mungesës së shërbimeve themelore.

Mbi 80 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 3.600 të tjerë janë plagosur në trazirat.

Të hënën, al-Sadr i bëri thirrje kryeministrit irakian të heq dorë dhe të mbajë zgjedhje të parakohshme, por Abdul-Mahdi u përgjigj se ai do të jepte dorëheqjen nëse al-Sadr binte dakord me liderin e koalicionit Al-Fatah Hadi al-Amiri, dy blloqet më të mëdha në parlament, për të formuar një qeveri të re.

Revolta vitet e fundit është rritur në Irak për shkak të rritjes së papunësisë dhe korrupsionit të shfrenuar. Shumë njerëz në vend kanë qasje të kufizuar në shërbimet themelore siç janë energjia elektrike dhe uji i pastër./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme