Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, ka refuzuar ankesën e koalicionit NISMA-AKR-PD që të shpallen të pa rregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia përmes postës.
Kështu bëhet e ditur përmes një komunikate për medie të PZAP, shkruan arbresh.info.
“Në seancën e mbajtur me datë 30.10.2019, ka shqyrtuar ankesën: Anr.380/2019 e datës 28.10.2019 të paraqitur nga subjekti politik NISMA-AKR-PD, me seli në Prishtinë, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) – Divizionit për Shërbimin e Votuesve, të datës 11.10.2019, me të cilën ka kërkuar që të anulohen si të pa rregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia, përmes postës, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të datës 06.10.2019. Ankesa Anr.380/2019 e datës 28.10.2019 HUDHET e pasafatshme”, thuhet në njoftimin e PZAP-it./arbresh.info/
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra