Google ADS

Erdogan: Nëse do të jetë e nevojshme Turqia do të zgjerojë zonën e sigurt

13:11 | 30 Tetor 2019
Arbresh Info

“Ne do të japim një përgjigje drastike ndaj çdo sulmi që vjen nga jashtë zonës së sigurt (në veri të Sirisë) dhe do të zgjerojmë zonën tonë të sigurt nëse është e nevojshme”, tha Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se nëse është e nevojshme Turqia do të zgjerojë zonën e sigurt në veri të Sirisë.

“Ne do të japim një përgjigje drastike ndaj çdo sulmi që vjen nga jashtë zonës së sigurt (në veri të Sirisë) dhe do të zgjerojmë zonën tonë të sigurt nëse është e nevojshme”, tha Erdoğan para grupit parlamentar të partisë së tij.

Që kur filloi operacioni kundër-terrorist i Turqisë në veri të Sirisë, tha Erdoğan, rreth 700 sulme kundër Turqisë janë kryer nga terroristët jashtë vendit, veçanërisht në Evropë.

Siç tha presidenti turk, ato vende që pranojnë YPG/PKK-në si një grup terrorist i lejojnë simbolet e grupit terrorist në rrugët e tyre, ndërsa ndalojnë të gjitha aktivitetet pro-Turqisë.

“Pavarësisht të gjithave, këto sulme zhvillohen në vendet e tyre dhe për më tepër ato kryhen me shoqërimin e policisë”, tha Erdoğan.

Më tej, Erdoğan theksoi se në këtë “luftë të re të pavarësisë”, Turqia po ecën “hap pas hapi” drejt fitores.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat, në mënyrë që të sigurojnë kufijtë e Turqisë, të ndihmojnë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojnë integritetin territorial të Sirisë.

Më 22 tetor, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një takim në qytetin rus Soçi.

Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së brenda 150 orëve të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë veriore, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ruse të kryejnë patrullime të përbashkëta atje.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme