Agjenti i Gareth Bale ka hedhur poshtë spekulimet e fundit për largimin e sulmuesit nga Real Madridi në afatin kalimtar të muajit janar.
Është thënë se Bale është sërish në bisedime për transferim në Kinë pas Vitit të Ri, ku Shanghai Shenhua është duke kërkuar shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, agjenti i tij Jonathan Barnett ka shuar këto spekulime.
“Gareth është i kënaqur, ai është një lojtar i Real Madridit. Kina? Mos besoni gjithçka që dëgjoni”, thotë ai.
Bale është kthyer në Madrid sot (e mërkurë) pas disa ditëve në Londër./arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...