Kryetari i ri i Parlamentit Evropian, David Sasoli të hënën dhe të martën do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut, që do të jetë vizita e parë zyrtare në ndonjë vend jashtë BE-së, pasi që e mori funksionin këtë verë.
Ai vjen me porosi për vendin dhe Shqipërinë, se duhet që të qëndrojnë në rrugën evropiane edhe përskaj pengesave që janë paraqitur në Samitin e fundit të liderëve të BE-së.
“Vizita në Maqedoninë e Veriut dhe menjëherë pastaj në Shqipëri është me rëndësi të madhe personalisht për mua në këtë moment. E dimë se popujt e dy vendeve janë shumë të dëshpëruar nga paaftësia e Këshillit të BE-së që të arrijë pajtueshmëri për fillimin e bisedimeve për shkak të vetos së disa vendeve anëtare. Ne e kuptojmë dhe e ndajmë këtë dëshpërim”, thotë Sasoli me rastin e vizitës së tij, njofton portalb.mk
Përndryshe, RMV-ja dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetor. Kjo është shtyrë për në maj të 2020-s, ndërkaq, në konferencë për media, kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Task dhe presidenti i Komisionit Evropian (KE), Zhan Klod Junker kanë vlerësuar se BE-ja ka bërë gabim historik.
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...