Google ADS

Haradinaj i bën gati veturat për Qeverinë e re, ndan 20 mijë euro për servisim të tyre

13:44 | 30 Tetor 2019
Arbresh.info

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje në korrik të këtij viti.

Por, shpallja e dhënia e tenderëve nga zyra e tij po vazhdon normalisht edhe plotë 3 muaj e gjysmë pas këtij vendimi.

Së fundi është shpallur një tender për vetura që janë në pronësi të zyrës së kryeministrit.

E për tenderin me titull ‘Shërbime servisimi të automjeteve’ janë planifikuar të shpenzohen plotë 20 mijë euro.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisiont Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se kohëzgjatja e kontratës është për 36 muaj.

Me këtë veprim duket se kryeministri në largim, Ramush Haradinaj po i lenë veturat të gatshme për Qeverinë e ardhshme.

Kujtojmë që sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në Kosovë më 6 tetor partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj bashkë me PSD-së, koalicioni “100%” është radhitur i katërti.

Në të njëjtat rezultate thuhet se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e dyta./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme