Ministria e Financave mban ‘kuletën’ e shtetit.
E duket se kur vjen puna për vete tregohet edhe dorëshlirë.
Së fundi kjo ministri e udhëhequr nga ministri në largim, Bedri Hamza ka bërë një furnizim që I ka kushtuar afër 2 mijë euro.
Në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisinit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se ministria është furnizuar me TV75.
Aty nuk ceket numri I televizorëve të blerë por thuhet se nevojitet për sallën e video konferencave për nevojat e Tesarit.
E shuma që saktësisht ka kushtuar është plotë 1 mijë e 580 euro.
Por Ministria gjatë planifikimit kishte parashikuar vlerë më të madhe 2 mijë e 200 euro, ndërsa pas hapjes së tenderit kishin aplikuar tri kompani e fituese ka dalë “N.T.P. ” VLORA “ nga Prishtina e cila ka ofruar çmimi më të ulët.
Çmimi më i lartë i ofruar ka qenë 2 mijë e 180 euro.
Data e planifikuar për nënshkrim të kontratës është sot, 31.10.2019./arbresh.info/
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar
Nga sulmi izraelit mbi Bejrut, vriten 12 persona
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit