Ray Parlour mendon se Mesut Ozilit mund t’i dhurohet shiriti i kapitenit te Arsenali në ndeshjen ndaj Liverpoolit në Carabao Cup mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në rast se Unai Emery vendos për të startuar ndeshjen me mesfushorin gjerman.
Ozil ka bërë vetëm dy paraqitje për “Topçinjtë” këtë sezon, por mund të kthehet në skuadër për shkak se Emery është i vendosur për të bërë ndryshime në skuadër për përballjen për Kupë ndaj liderit të Premierë Ligës, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht mungesës në fushë së fundmi, Parlour mendon se Ozil mund të jetë titullar dhe madje të zgjedhet si kapiten i skuadrës për këtë ndeshje.
Kapiteni aktual, Granit Xhaka është nën presion të madh pasi ofendoi tifozët gjatë barazimit 2 me 2 ndaj Crystal Palaces të dielën ndërkohë që është lënë jashtë skuadrës që udhëton për këtë ndeshje.
Prandaj, Parlour mendon se Ozil mund të jetë kapiten i skuadrës së tij në këtë ndeshje ku ata tentojnë për të siguruar një vend në çerekfinale të kompeticionit.
“Mund të jetë Ozil. Do të ishte interesante”, ka thënë Parlour në The Debate.
“Bellerin mund të luaj, ai ka qenë këtu për shumë vite deri tani. Nëse ai mund të jetë kapiten, unë nuk jam shumë i sigurt për këtë”
“Rob Holding është një tjetër, por a mund të jetë kapiten i rëndësishëm? Do të shohim dhe do të presim”
“Do të jetë interesante të shohësh kush do të jetë kapiten. Mendoj se nëse Ozil starton, ai do të marrë shiritin e kapitenit”, shton Parlour./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën