Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt prezantimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Armët e Vogla dhe të Lehta(AVL), për zbatimin e udhërrëfyesit, duke përfshirë prioritetet kryesore, transmeton arbresh.info
Konferencën e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka, njëherit Koordinator Nacional për AVL, i cili tha se në takimin e dytë lokal koordinues, Kosova është e përkushtuar në Podgoricë dhe Londër për të miratuar këtë udhërrëfyes, gjithashtu është e përkushtuar dhe shumë serioze që ta implementojë në përpikëri edhe në mënyrën sa më të mirë të mundshme.
“Ministria e Punëve të Brendshme në përkrahje nga UNDP ka implementuar me sukses fushatën për legalizimin e armëve, e cila filloi më 17 dhjetor 2018 dhe ka përfunduar me 17 Shtator 2019. Që nga fillimi i fushatës e deri në ditën e përfundimit të saj gjithsej kemi pranuar rreth 2,000 kërkesa për legalizime, 11 kërkesa për çaktivizim, si dhe 2 kërkesa për shkatërrim të armëve të zjarrit”- tha Zeka.
Zëvendësministri Zeka gjithashtu tha se po punohet për harmonizimin e ligjeve përkatëse me direktiva të BE-së të vitit 2017 dhe me rregulloret përkatëse.
Ambasadorja e Francës në Kosovë, znj. Marie Christine Butel vlerësoi punën që po bëhet në këtë drejtim dhe gjithashtu ka konfirmuar përkrahjen e shtetit Francez për këtë iniciativë.
“Më lejoni të ju siguroj që shteti i Francës do të vazhdojë të ju ofroj mbështetje në implementimin e planit tuaj dhe shpresoj që së bashku do të arrijmë suksese gjatë këtij procesi për një mjedis të sigurt për të gjithë”- tha znj. Butel.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte që të rishikohet statusi i zbatimit të Udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të Vogla dhe të Lehta dhe të municioneve në Ballkanin perëndimor, të zhvilluar deri në vitin 2024, si pjesë e nismës franko-gjermane dhe planin e miratuar në Kosovë./arbresh.info
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...