Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në deklaratë për mediat pas një takimi me reporterët e KiE tha se Partia Socialiste duhet të reflektojë, “se nuk është kurrë vonë”.
“Do iu garantojmë qytetarëve lirinë e votës më pas mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kështu nuk mund të vazhdohet më, kjo situatë është e padurueshme. Një pakicë do që ta mbajë vendin në këtë gjendje që të vazhdojë të përfitojë. Dështimet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie i paguajnë shqiptarët.
Të vendosim interesin e vendit mbi interesat e vogla politike Pse Babani dhe Kajmaku mbahen ende në detyrë? Pyesin Edi Ramën.
Thirrje Partisë Socialiste të reflektojë, nuk është kurrë vonë”, tha Basha.
“Kjo situatë është e paqëndrueshme. nga kjo gjendje përfitojnë një grusht njerëzish në kurriz të shqiptarëve. Dështimin me negociatat e paguajnë shqiptarët. Është koha që populli të vendoset para politikës.
Rivendosja e demokracisë është kusht. Kështu nuk mund të vazhdohet më. Kemi një kryeministër i cili nuk ka asnjë ofertë për ta nxjerrë vendin nga kriza, e ka kap me thonj pushtetin. Shikoni shembullin e Maqedonisë së Veriut.
Edhe durimit të njerëzve po i vjen fundit, Rama s’mund ta trajtojë Shqipërinë si çifligun e vetë dhe shqiptarët si bujkrobër”, tha ai më tej./TCH
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...