Përdorimi i telefonave fiks në Kosovë ka mbetur sensacion i viteve të 90-ta.
Paslufta në vend sikur solli me të shpejt trendet e reja të teknologjisë botërore. Numri i përdoruesve të telefonisë fikse në Kosovë vetëm në katër vitet e fundit ka rënë për mbi 50 mijë.
Në janar të 2015-ës ishin 71 mijë e 316 përdorues ndërsa në qershor të 2019-es ishin 18 mijë e 544 përdorues. Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara në faqen e Agjencisë së Statistikave të Kosovë ndërsa burimi i të dhënave është Posta dhe Telekomi i Kosovës.
Ndërsa numri i impulseve ka rënë nga 6 mijë e 94 sa ishte në 2015-ën në 4 mijë e 668.
Ky aparat për komunikim mungon në shumicën e familjeve në Kosovë por ai është i pranishëm në pothuajse të gjitha Institucionet e vend.
E qytetarët e kanë zëvendësuar atë me një mjet tjetër që kryen funksionin e atij fiks dhe shumë të tjera, telefoninë mobile.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës vetëm gjatë këtij viti në vend kanë ardhur Telefona mobil në vlerë mbi 5 milionë euro.
Ky Institucion ka bërë të ditur se në periudhën janar-shtator të 2019-ës saktësisht vlera e telefonave mobil të importuar është 5 milionë e 8 mijë euro. Ndërsa sasia e tyre arrin në 40 mijë copë ose saktësisht 37 mijë e 804.
E origjina e këtyre aparateve është nga 7 vende.
Shteti nga i cili janë importuar më së shumti telefona është Kina, vlera e tyre arrin në 1 milion e 212 mijë euro.
Ndërsa pas saj radhitet Korea, nga ky shtet janë importuar telefona mobil në vlerë 115 mijë euro. Shtete tjera nga të cilat kosovarët kanë blerë telefona janë Vietnami, Hong-Kongu, India, Sllovakia, Tajlanda, Tajvani dhe Zvicra.
Telefonat e mençur të kohës tonë veç komunikimit përmes zërit ofrojnë edhe dhjetëra mundësi të tjera, si komunikim me pamje, komunikim përmes mesazhit, e lloje të tjera të gjitha në kohë reale.
Koknkurrueshmëria mes prodhuesve të telefonave bënë që çdo vit në treg të dalin dhjetëra të tillë që sjellin risi në krahasim me serinë e kaluar dhe synojnë perfeksionin./arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...