Siri, kapen të gjallë 18 të dyshuar si elementë të regjimit sirian

06:23 | 30 Tetor 2019
Arbresh.info

Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se 18 persona, të dyshuar se janë elementë të regjimit sirian, u kapën të gjallë në Ras al-Ayn të Sirisë.

Ministria turke në llogarinë e saj në twitter tha se gjatë kontrollit në rajonin juglindor të qytetit Ras al-Ayn, 18 persona të cilët pretendohet se janë elementë të regjimit sirian, u kapën të gjallë.

Ministria shtoi se incidenti po shqyrtohet në koordinim me autoritetet e Rusisë.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat, në mënyrë që të sigurojnë kufijtë e Turqisë, të ndihmojnë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojnë integritetin territorial të Sirisë.

Më 22 tetor, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një takim në qytetin rus Soçi.

Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së brenda 150 orëve të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë veriore, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ruse të kryejnë patrullime të përbashkëta atje.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.//AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme