Google ADS

Zbulohen të pathëna të reja nga jeta e Princeshë Dianës

23:48 | 29 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e lady Dianës, princeshës aq shumë të dashur jo vetëm për popullin anglez, por mbarëbotëror, shtypi i shkruar, njëlloj si biografët, nuk kanë ndaluar kurrë së shkruari për të.

Së fundmi në ekranet britanike është publikuar një dokumentar i ri, i titulluar “Princess Diana’s ‘Wicked’ Stepmother”, i cili rrëfeu historinë dashuri-urrejtjes mes konteshës Raince Spencer dhe thjeshtrës së saj, princeshës Diana. Historia mes tyre nuk ka qenë kurrë e lehtë, madje sipas biografëve të familjes mbretërore në një debat e sipër gjërat janë nxehur mes tyre.

Në shtator të vitit 1989, princeshë Diana kishte shkuar në shtëpinë e saj të fëmijërisë, në Althorp dhe në një debat me njerkën e saj, e kishte shtyrë duke e hedhur nga shkallët, një lajm i cili xhindosi gjithë familjen mbretërore. Raine u martua me të atin e Dianës, John Spencer kur ai u divorcua nga e ëma e princeshës, më 1969-n. Ardhja e Raine në familje ishte diçka jo fort e këndshme për Dianën dhe vëllanë e motrat e saj, që ishin mësuar ta kishin të atin vetëm për vete, plus që ajo nuk i lejoi ta takonin babanë e tyre kur ai pësoi një atak pothuajse fatal, me justifikimin se ai duhet të pushonte dhe të qëndronte në qetësi./living/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme