Pamjet ngjethëse vijnë nga burgjet në Siri, ku mbahen ish-luftëtarët që kanë ardhur të luftojnë për ISIS-in nga vende të ndryshme të botës.
Një grup i gazetarëve të AFP ka marrë pamje ekskluzive nga një burg ku mbahen ish luftëtarët e ISIS-it, të ruajtur nga forcat kurde të Sirisë.
Qelitë janë aq të dendura sa trupat e të burgosurve mbulojnë çdo centimetër katror kur shtrihen për të fjetur.
Shumë prej tyre janë të infektuar me SIDA, me hepatit, si dhe me plagë të hapur prej të cilave u duken organet.
Ata luten të kthehen në vendet prej nga kanë ardhur.
Bëhet fjalë për rreth 12 mijë të dyshuar që mbahen të burgosur, të sëmurë e të infektuar, gati të kthehen në 50 shtete të ndryshme.
Disa janë adoleshentë dhe asnjëri nuk ka dalë nga qelitë për të marrë rreze dielli qoftë një herë të vetme në shumë muaj.
Një qeli e veçantë mbahet enkas për fëmijët nën 18 vjeç të cilët po stërviteshin nga ISIS si luftëtarë.
Pyetja që ngrenë të gjithë është se sa do të mbajnë këto mure dhe këto dyer burgu në rast se sulmet turke vazhdojnë të mbjellin kaos në zonë dhe të shfuqizojnë kurdët që i ruajnë, ndërkohë që kreu tashmë i vrarë i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi, u kishte bërë disa herë thirrje njerëzve të tij që t’i lironin./Express
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...