Google ADS

Turqia thotë se do të eliminojë çdo luftëtar kurd në Siri

23:01 | 29 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Turqia do të eliminojë çdo luftëtar të milicisë kurde në Siri, që do të mbetet në ‘zonën e sigurtë’ të planifikuar.

Fillimi i ofensivës pritet të ndodhë pas dakordimit nga ana e Ankarasë dhe e Rusisë për armëpushim, transmeton portali arbresh.info

Rusia ka informuar Turqinë se luftëtarët e YPG kanë lënë një rrip toke afër kufirit sirian-turk brenda një afati të caktuar nga Ankaraja dhe Moska, tha të martën Presidenti  Recep Tayip Erdogan.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologët e tij iranianë dhe rusë në Gjenevë, ministri i jashtëm turk, Cavusoglu tha se Turqia beson fjalën e Rusisë mbi largimin e disa kurdëve përgjatë kufirit, por ka theksuar se  ‘nuk mund t’ju besoj terroristëve’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme