Rita Ora dhe Dua Lipa, dy këngëtaret me prejardhje kosovare, janë përfshirë në mesin e yjeve më të pasura në Britani të Madhe.
Në listën e përvitshme “Heat’s Rich List”, dy këngëtaret zënë vendin e 13-të dhe të 15-të.
Rita Ora si e 13-a raportohet të ketë më shumë se 20 milionë euro pasuri. Në këtë listë të përvitshme ajo është thënë se pasurinë më të madhe e ka fituar nga sponsorizimet, përfshirë atë me Adidasin dhe Coca-Colën dhe punën në televizione si në X Factor e The Voice.
Po ashtu përfshihet shtëpia e saj në Londër në vlerë prej më shumë se katër milionë euro dhe shtëpia e prindërve të saj në Kosovë në vlerë afër dy milionë eurove.
Dua Lipa në anën tjetër ka pasuri më pak se 14 milionë euro. Edhe pse kishte fituar 3.3 milionë euro me “New Rules” ajo s’kishte arritur të hynte vitin e kaluar në këtë listë. Që nga ajo kohë, pasuria e saj u shtua ndjeshëm falë turneve dhe sponsorizimeve me Jaguar, Adidas, Pepe Jeans dhe YSL.
Këngëtari Ed Sheeran është ylli britanik më i pasur. Ai ka pasur prej gati 200 milionë eurosh. Pas tij janë Daniel Radcliffe, Harry Styles, Emma Watson e Nial Horan që kompletojnë top-pesëshen.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...