Google ADS

Haziri: Jemi dakorduar pothuaj plotësisht me Vetëvendosjen për qeverisje

21:11 | 29 Tetor 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se nuk do të ketë pengesa me Vetëvendosjen për formimin e qeverisë.

Haziri, në RTV Dukagjini, ka thënë se ka disa hileqarë në Kosovë që po dëshirojnë përçarjen e LDK-së në prag të lidhjes së koalicionit me Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se kryenegociatorët kryesorë janë Isa Mustafa e Albin Kurti si drejtues të subjekteve përkatëse.

I pari i Gjilanit ka thënë se edhe Vjosa Osmani është e përfshirë në ekipet negociuese por ajo do të jetë në ekipin politik.

“Vjosa Osmani ende është e nominuar për kryeministre derisa nuk kemi certifikim të rezultateve. Ajo si e nominuar për kryeministre ka shkuar edhe në Uashington”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme