Sot në mbar botën shënohet Dita Botërore e Teatrit. Ndërkohë, deri tani kjo ditë është paraparë të shënohet në Pejë por jo edhe në Prishtinë.
Shënimi i Ditës botërore të teatrit është inicuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit ndërkombëtar teatror – INT të UNESKO-s në qershor të vitit 1961, ndërsa që nga viti në vijim ai shënohet me datën 27 mars, datë kjo kur është hapur sezona e “Teatrit të kombeve” në Paris. Sot kjo shënohet në mënyra të ndryshme në pothuajse njëqind qendra të INT-së.
Instituti ndërkombëtar teatror INT është themeluar në vitin 1948 nga UNESKO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese. INT insiston ta promovojë këmbimin ndërkombëtar të njohjeve, ta stimulojë krijimtarinë dhe ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë me qëllim që të përforcohet paqja dhe miqësia mes popujve./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?