Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, në takime të ndara pune u prit nga drejtori komunal i arsimit në Malishevë, Blerim Thaçi dhe në Suharekë nga drejtori Remzi Bytyqi.
Në të dyja takimet u diskutua për rrjedhën e zbatimit të Programit Nacional për Rininë në këto komuna dhe koordinatori Hoti përgëzoi të dy drejtorët për angazhimin e tyre në organizimin e garave paraprake.
Në Malishevë, Hoti tha se ka vërejtur përfshirje masive në garë duke thënë se gjithëpërfshirja në këtë komunë ka qenë e veçantë. “Unë do të provoj të bëj kërkesë për një fond edhe për shkollat, ato do të jenë stimulimi i shkollave dhe do të insistojmë që garat të futen në planprogram. Programi Nacional për Rininë ka dhënë 45 mijë çmime dhe ka ndodhur për herë të parë në Kosovë. Në garat e ardhshme do te mundohemi edhe më shumë sepse po bëjmë projekt për të gjithë nxënësit në Republikën e Kosovës. Për herë të parë në Kosovë 70 mijë libra do t’u jepen nxënësve si shpërblim. Intenca jonë është që të gjithë nxënësit të marrin pjesë, të shpërblehen”, tha Koordinatori Hoti.
Ndërsa, drejtori Thaçi e konfirmoi edhe njëherë mbështetjen që institucioni që ai përfaqëson i jep Programit Nacional për Rininë si dhe tha se ofron bashkëpunimin edhe për garat e sportit.
“Në aspektin e organizimit ka pasur pak probleme, gjë që është shumë normale, por garat kanë ecur mirë, nxënësit janë të kënaqur, mësimdhënësit janë të kënaqur. Unë e falënderoj dhe e përgëzoj Koordinatorin Hoti për Programin si dhe për organizimin e kampeve kreative për nxënësit fitues. Është për t’u lavdëruar kujdesi dhe aktivitetet që janë bërë për nxënësit gjatë kohës së kampit”, tha drejtori Thaçi.
Edhe në Suharekë, Koordinatori Hoti tha se është i kënaqur me pjesëmarrjen dhe rezultatet e treguara nga nxënësit e kësaj komune në garat e Programit Nacional për Rininë. Ai tha se është kënaqësi kur sheh fëmijët dhe rininë e vendit me kaq potencial për një të ardhme të ndritur.
Nga ana tjetër, drejtori Bytyqi foli për ecurinë e Programit Nacional për Rininë në komunën e Suharekës dhe tha se duhet ta mësojnë të gjithë rëndësinë e këtij programi.
“Më duhet të pranoj që ky projekt nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë i mirë dhe i suksesshëm. Unë jam i kënaqur me dëshirën e madhe për pjesëmarrje të nxënësve të Suharekës në këtë garë. Do të ishte mirë njerëzit të informohen dhe të kuptojnë rëndësinë e këtij projekti. Njerëzit e arsimit duhet ta kuptojnë sa i rëndësishëm dhe sa i mirë është projekti. Normalisht ka pas defektet e tij, por kjo ishte hera e parë e një gare të tillë dhe është e kuptueshme”, është shprehur Bytyqi.
Me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe këtë vit janë duke u mbajtur garat nacionale në sport e kreativitet në kuadër të Programit Nacional për Rininë. /arbresh.info/
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...