Në Apel ende zvarriten lëndët e 2014-ës, Shala e arsyeton me mungesë të gjyqtarëve

15:58 | 29 Tetor 2019
Arbresh.info

Në Gjykatën e Apelit të Kosovës ende zvarriten lëndët e vitit 2014.

Ndërsa numri i lëndëve që ndër vite ende nuk kanë gjetur zgjidhja është mbi 10 mijë.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala në një intervistë dhënë për arbresh.info këtë e ka arsyetuar me mungesë të numrit të gjyqtarëve teksa ka thënë se këtë kërkesë e kanë adresuar edhe javën që shkoi.

Por pavarësisht kësaj sipas Hasanit këtë është rritur intensiteti i lëndëve të zgjidhura.

Sipas tij, këtë 9 mujor të 2019-ës janë zgjidhur afër 13 mijë lëndë ndërsa deri në fund Hasani pret që ky numër të shkojë afër 18 mijë.

“Deri kur po flasim i kemi lëndë të reja dhe pa kryera 10 mijë e 395 lëndë, deri tani janë përfunduar shumë por këtë vit i kemi përfunduar afër 12mijë e 831 lëndë nga 1 janari deri tani. Dhe, urojmë që ky trend të rritet deri në fund të vitit. Besoj që deri atëherë do të kryhen edhe 5 mijë të tjera për shkak se tani e kemi numrin e qyqarëve pasi në lami civile gjykojnë 25 qytetarë”, ka thënë ai.

I pari i Gjykatës së Apelit ka thënë gjithashtu se deri janë janar presin të përfundojnë lëndët e vitit 2014 dhe 2015.

“Në për momentin deri në fund të muajin e kemi pas 32 lëndë të pa kryera të vitit 2014 dhe 564 lëndë të vitit 2015 që e kemi marrë për detyrë që më së largu deri në fund të janarit të kryhen. Në shkurt do të fillojmë me lëndë të vitit 2016 dhe 2017 por shpresojmë që do të rritet edhe numri i qytetarëve”, ka thënë ai.
Hasani ka shtuar se më së shumti lëndë ka në Divizion Civil.

“Ka trend të rritjes, vetëm me 9 mujorin e vitit të kaluar, këtë vit janë te kryera 3 mijë e 3230 lëndë më shumë sesa vitin e kaluar. Në departamentin e përgjithshëm, në Divizion Civil kemi më së shumti lëndë të pazgjidhura sepse në 2013-en kemi filluar me plus 2-3 mijë lëndë dhe këtë vit i kemi kry lëndën e vitit 2013 për shkak se kur është themeluar Gjykata e Apelit nuk i është dhënë baraspeshimi i lëndëve”, ka shtuar ai.

E kërkesën për numër më të madh të gjyqtarëve Hasani thotë se e ka adresuar edhe javën që lamë pas.

Sipas tij veç gjyqtarëve duhet rritur edhe numri i bashkëpunëtorëve profesional.

“Ne kemi pranuar shumë ma shumë lëndë tani për shkak të rritjes së numrit të gjyqtarëve në Gjykata Themelore dhe javën e kaluar kam kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të përcjellin trendin e gjyqtarëve në Gjykatën Themelore dhe me një përqindje të rritet edhe numri i atyre në Gjykatën e Apelit. Ne kemi nevojë gjithashtu për bashkëpunëtorë profesional, i kemi 14 bashkëpunëtor por i kemi 51 gjyqtarë dhe as afër nuk i kemi kushtet teknike dhe profesionale që të plotësohen kushtet që i nevojiten gjyqtarëve”, ka thënë Hasani.

Ndryshe kërkesën për numër më të madh të gjyqtarëve, i pari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala e ka adresuar vazhdimisht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme