Asistenti i Jurgen Klopp tregon kur do të rikthehet Xherdan Shaqiri

14:24 | 29 Tetor 2019
Arbresh Info

Liverpooli ka dhënë disa përditësime në lidhje me lojtarët e lënduar, përfshirë mesfushorin kosovar Xherdan Shaqirin.

Reprezentuesi i Zvicrës ka qenë jashtë linjave që nga muaji shtator për shkak të një problemi në pulpë dhe nuk pritet të rikthehet deri muajin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

“Shaq do të kthehet vetëm pas pushimeve ndërkombëtare”, ka thënë Pepijn Lijnders, asistenti i trajnerit për faqen zyrtare të klubit.

“Ne duam t’i japim atij kohë. Me një problem në pulpë të këmbës, është gjithmonë një rrezik i madh, veçanërisht me muskujt e tij”

Arsenali është rivali i ardhshëm i “Reds” dhe takimi mes tyre luhet nesër në kuadër të xhiros së 1/16-ës në Kupë të Ligës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme