Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, sot ka marrë pjesë në hapjen e punëtorisë së dizajnit dhe zhvillimit urban për planifikim, të lagjeve të qytetit të Mitrovicës, projekt ky i përbashkët mes Komunës së Mitrovicës, UBT-së dhe UN-Habitat-it.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe rektori i kolegjit privat UBT, Edmond Hajrizi, përfaqësuesit nga UN- Habitat, në krye me këshilltaren teknike, Gwendoline Mennetrier, anëtarët e grupit punues, si dhe studentët e përzgjedhur për të ndjekur këtë punëtori.
Me këtë rast nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, falënderoi organizatorët e këtij projekti duke përzgjedhur Mitrovicën të parën, për të realizuar një projekt të tillë, i cili ka të bëjë pikërisht me zhvillimin e kreativitetit tek studentët tanë.
Po ashtu nënkryetari Mujka theksoi se ky projekt do të mundësoj që komuna e Mitrovicës të përfitojë përvoja profesionale dhe ide inovative nga ekspertët dhe studentët e fushave përkatëse për zgjidhjen e problemeve të komunitetit.
Përmes këtij projekti, punëtoria e dizajnit dhe zhvillimit urban për planifikim ka mbledh disa studentë nga Kolegji UBT, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, si dhe nga Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit – Mitrovicë (IBC-M), të cilët kanë përgatitje akademike përfshirë në fushat: arkitekturë, planifikim urban, mjedis, sociologji dhe ekonomi, ku në bashkëpunim me grupin punues bazë të projektit dhe komunitetet e lagjeve do të mblidhen për të ndarë përvojat, idetë, si dhe për të dhënë ekspertiza profesionale në këtë drejtim./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...