Vjosa Osmani takohet me shefin e EULEX-it, e njofton për diskutimet LDK-LVV

13:56 | 29 Tetor 2019
Arbresh.info

Sot, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa në takim lamtumirës janë takuar me shefin e EULEX-it, Bernd Thran, i shoqëruar nga Ismije Beshiri këshilltare politike dhe Fraser Buffini, asistent i veçantë.

 Osmani e njoftoi Thran për diskutimet LDK-LVV drejt programit të përbashkët qeverisës, qëndrimet e LDK-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin dhe shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

 Thran falënderoi LDK-në për bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive ndaj EULEX-it dhe të gjitha proceseve shtetëformuese./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme