Ky është testi që e parashikon vdekjen me një saktësi të frikshme

13:55 | 29 Tetor 2019
Arbresh Info

Shkencëtarët kanë zhvilluar një test gjaku që mund të parashikojë predispozitat për vdekje në 10 vitet e ardhshme.

Një ekip shkencëtarësh në Gjermani pasi analizuan të dhënat e 44 mijë njerëzve, zbuluan 14 tregues në gjak që duket se ndikojnë në rrezikun për vdekje.

Këta tregues lidhen me gjithçka, që nga imuniteti deri tek kontrolli i glukozës, kolesterolit dhe inflamacioni, shkruan Daily Mail.

Pas kryerjes së një testi të këtyre treguesve, doli që rezultatet ishin 83% të sakta në parashikimin nëse dikush do të vdiste në 2-16 vitet e ardhshme.

Shkencëtarët shpresojnë që rezultatet e këtij studimi mund të çojnë në zhvillimin e një testi gjaku që një ditë mund të përdoret si udhëzues për trajtimin e pacientëve.

Ekspertët e kanë cilësuar këtë studim si ‘hap nxitës’, megjithatë theksojnë që duhet të kryhen më shumë studime derisa ky test të mund të përdoret në ‘jetën reale’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme