Pak minuta pasi kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter, Baki Ejupi, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për jetën e tij.
Në njoftim thuhet se Ejupi ka ndërruar jetë në vendin e punës pas një ataku kardiak, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu aty thuhet se Ejupi vjen nga fshati Sekiraqë, komuna e Podujevës.
“Sot ndërroi jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Kapter Baki Ejupi Ministria e Mbrojtjes njofton se sot në vendin e tij të punës, pas një ataku kardiak, ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi. Kapteri Baki Ejupi, ka lindur më 08.05.1974 në fshatin Sekiraqë – Komuna e Podujevës”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet gjithashtu se Ejupi ka qenë pjesë edhe e UÇK-së.
“Ai ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës. Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së. Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të ndjerit do të njoftoheni me kohë”, thuhet më tej./arbresh.info/
Lexo edhe: Ndërron jetë nënoficeri i FSK-së
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?