Cristiano Ronaldo ka pranuar se do të dëshironte të luante “vetëm në ndeshjet e rëndësishme” si ato në Ligë të Kampionëve dhe me Portugalinë në rast se do të varej nga ai.
Ylli portugez është afër fundit të karrierës së tij dhe mund të luaj më pak minuta në vazhdim në mënyrë për të qenë i freskët për ndeshjet të cilat e motivojnë atë, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur në një intervistë për France Football, Ronaldo pretendoi se do të kishte zgjedhur për të mos luajtur në shumicën e ndeshjeve të Juventusit për të qenë i freskët për Ligën e Kampionëve dhe për të përfaqësuar Portugalinë.
“Nëse do të varej nga unë, unë do të luaja vetëm në ndeshjet e rëndësishme”, ka thënë ish sulmuesi i Real Madridit.
“Ato me skuadrën kombëtare dhe në Ligë të Kampionëve”
“Këto lloj ndeshje më motivojnë mua”
“Por, ju duhet të jeni profesional dhe të nderoni familjen tuaj dhe klubin që ju paguan”
“Ju duhet të jepni më të mirën çdo ditë”, shton CR7./arbresh.info/
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...