Enti Shtetëror i Statistikave propozoi sot që Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut të bëhet në prill të 2021, ndërsa Ligji për regjistrim të miratohet para formimit të Qeverisë teknike.
Nga atje thonë se në përputhje me praktikën ndërkombëtare, aktivitetet për regjistrim dhe për zgjedhje nuk mund të zhvillohet paralelisht, duke pasur parasysh se janë caktuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të vitit 2020. Për shkak të kësaj, ESHS theksoi se do t’i propozojë Ministrisë së Drejtësisë, si propozuese e ligjit, që të prolongojë realizimin e operacionit të regjistrimit për në prill të vitit 2021, ndërsa ligji të miratohet para formimit të Qeverisë teknike, gjegjësisht deri në fund të këtij viti.
Regjistrimi i popullsisë ishte caktuar për më 1 prill 2020, por për shkak të zgjedhjeve dhe reagimeve të opozitës, tanimë pritet të vendoset për shtyrje të këtij operacioni për numërimin e popullsisë dhe amvisërive në vend. Ky operacion ishte paraparë që të kushtojë 8,5 milionë euro dhe të realizohej në rrugë elektronike dhe me regjistrues në terren/INA.
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër