Kapiteni kosovar i “Topçinjve” ka pushtuar kryetitujt pas barazimit 2 me 2 ndaj Crystal Palaces pasditen e së dielës.
Charlie Nicholas beson se e ardhmja e Granit Xhakës në Arsenal ka përfunduar dhe atij duhet t’i hiqet menjëherë shiriti i kapitenit, transmeton portali arbresh.info.
Xhaka shpërtheu duke iu thënë tifozëve ë Arsenalit “q*** të gjithë” si dhe hodhi në fushë shiritin e kapitenit para se të largohej me fanellë në dorë nga tuneli. Incidenti ka ngjallur shqetësime serioze te tifozët e klubit, të cilët janë duke kërkuar nga Unai Emery që t’i largohet shiriti i kapitenit reprezentuesit të Zvicrës.
Ndërkohë, Nicholas është duke thirrje të ngjashme te trajneri spanjoll.
“Xhaka mund të jetë kapiteni aktual, por unë nuk mendoj se ai do të jetë më kapiten pas asaj që ka bërë në vikend”, ka thënë Nicholas për Sky Sports, transmeton portali arbresh.info.
“Fakti që nuk ka u ka kërkuar menjëherë falje tifozëve rreth sjelljes së tij tregon se ai është me gjasë i shqetësuar dhe zemëruar”
“E imagjinoj se është një ndjenjë e tmerrshme të jesh në një pozitë që ai është tani, por ai zemërim duhet të kontrollohet”
“Ai është duke reprezentuar Arsenalin si kapiten dhe është e papranueshme të mendosh se ju jeni i madh si diçka në klub”
“Sjellja e tij ishte mizore dhe nuk shoh se ka të ardhme në klub”
“Të jesh një futbollist i dalluar, veçanërisht në nivel të lartë, nëse nuk keni një lëkurë të hollë për tu përballur me kritikat, atëherë ju nuk jeni futbollist”, përfundon analisti në Sky Sports./arbresh.info/
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...