Turqia shënon 96-vjetorin e shpalljes së Republikës

12:54 | 29 Tetor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij duke prishur korridorin që dëshirohej të vendoset përgjatë kufirit të tyre me Sirinë, me anë të operacionit “Burimi i Paqes”, edhe një herë gjithë botës i ka treguar vendosmërinë e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarë të lartë të shtetit të Turqisë nën kryesimin e presidentit Erdoğan vizituan mauzoleu i Mustafa Kemal Ataturkut “Anıtkabir” në Ankara me rastin e shënimit të 96-vjetorit të festës kombëtare të Ditës së Republikës.

Erdoğan, gjatë vizitës së mauzoleut të Ataturkut ishte i shoqëruar nga kryetari i Parlamentit, Mustafa Şentop, zv/presidenti Fuat Oktay, kryetari i partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu, kryetarja e Partisë IYI, Meral Akşener, përfaqësues të lartë gjyqësorë, anëtarë të Kabinetit Presidencial të Turqisë, komandantë të forcave dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Presidenti Erdoğan në mauzoleun e Ataturkut vendosi kurorën me motivet me hënë dhe më pas u intonua himni kombëtar.

“Me anë të operacionit ‘Burimi i Paqes’ të cilin e filluam më 9 tetor dhe për një kohë të shkurtër arritëm suksese shumë të rëndësishme, kemi prishur korridorin që dëshirohej të vendoset përgjatë kufirit tonë me Sirinë, duke i treguar edhe një herë gjithë botës vendosmërinë tonë”, shkroi Erdoğan në librin e veçantë të mauzoleut.

Në fund të ceremonisë, mauzoleu u hap për vizita edhe nga qytetarët.

Në mbarë vendin si dhe përfaqësitë e shtetit në mbarë botën me aktivitete të ndryshme sot festohet kjo ditë si festë kombëtare.

Shpallja zyrtare e Republikës Turke nga Ataturku u bë më 29 tetor të vitit 1923 kur u shpallën emri i kombit dhe statusi i saj si republikë.

Në një votim që u zhvillua më pas në Asamblenë e Madhe Kombëtare, Ataturku, një burrë shteti revolucionar, me një votim unanim u zgjodh president i parë i Republikës së Turqisë.

Që atëherë, Turqia çdo vit më 29 tetor feston Ditën e Republikës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme