Në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së votimi i parë për hetimin e nisur për shkarkimin e presidentit Donald Trump do të zhvillohet të enjten në kuadër të procedurave të hetimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi, në një letër ka thënë se një votim i tillë nuk është i detyrueshëm por se do të zhvillojnë këtë votim në mënyrë që qeveria e Trumpit lidhur me hetimin të mos tërheqë ndonjë dokument, të mos pengojë deklaratat e dëshmitarëve ose të mos refuzojë thirrjet e dërguara për deklarata.
“Këtë javë ne do të paraqesim një projekt-rezolutë për të konfirmuar se kërksat aktuale për dokumente, regjistrime, thirrjet për deklarata dhe hapat e tjerë janë pjesë e hetimit për shkarkim nga komitetet tona”, tha Pelosi në letrën e saj.
– Reagimi nga Shtëpia e Bardhë
Nga Shtëpia e Bardhë kanë thënë se nuk do të japin ndonjë koment deri kur të shohin tekstin e plotë të projekt-rezolutës.
“Pelosi më në fund pranon një të vërtetë që të gjithë të tjerët në SHBA e dinë. Demokratët po zhvillonin një proces shkarkimi pa autorizime. Ata nuk i jepnin presidentit Trump të drejtat e tij ligjore. Gjithashtu deklaratat e marra në mënyrë misterioze, në mënyrë të fshehtë ishin të pakthyeshme dhe plotësisht jolegjitime”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
– Hetimi për shkarkimin e Trumpit
Gjatë një bisede telefonike në korrik ishte pretenduar se Trump i ka vendosur liderit ukrainas Volodymyr Zelensky, si kusht hetimin e Bidenit dhe familjes së tij në mënyrë që SHBA të ndihmonte Ukrainën. Pas zbulimit të këtij pretendimi Demokratët reaguan duke nisur hetimin për shkarkimin e Trumpit. Trump ka mbrojtur idenë e tij se biseda me Zelenskyn ka qenë në përputhje me procedurat ndërkohë që para bisedës telefonike ai ka bërë të ditur pezullimin e ndihmave prej 400 milionë dollarë për Ukrainën.
Më pas Shtëpia e Bardhë publikoi transkriptin e bisedës telefonike duke thënë se nuk ka asnjë lidhje mes ndihmës dhe bisedës.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...