James Harden i shënoi 40 pikë dhe Russell Westbrook, që luajti kundër ish-klubit të tij për herë të parë, ishte shumë afër ta kompletojë një triple-double për herë të dytë radhazi. Mirëpo ishte aftësia e PJ Tucker në dy anët e fushës që i ndihmoi Houston Rockets të sigurojë fitore me rezultat 116:112 kundër Oklahoma City Thunder të hënën.
Tucker i shënoi 17 pikë dhe i bëri nëntë kërcime dhe ai vazhdimisht e mori përgjegjësinë për t’i mbrojtur kundërshtarët e skuadrës së tij, sado që të gjatë ose të vegjël që ishin ata. Trepikëshi i tij kur kishin mbetur edhe 54.8 sekonda lojë ia mundësuan Rockets të kalojnë në epërsi prej gjashtë pikësh në fund të ndeshjes.
Westbrook e mbylli ndeshjen me 21 pikë, 12 kërcime dhe nëntë asiste, përderisa Harden i kishte shtatë asiste. Harden u tregua i saktë në 21 nga 22 gjuajtjet e lira. Tucker ishte i saktë në 5 nga 7 tentimet e tij për trepikësh. Ndërsa, Clint Capela kontribuoi me 15 pikë për Houston.
Dennis Schroder dhe Shai Gilgeous-Alexander i shënuan nga 22 pikë për Thunder, përderisa Danilo Gallinari i shtoi 17 pikë të tjera. Chris Paul i shënoi 15 pikë në kthimin e tij në Houston dhe Nerlens Noel gjithashtu i shënoi 15.
Knicks 105, Bulls 98
Rezervisti Bobby Portis e shënoi një trepikësh të rëndësishëm kur kishin mbetur 1:47 minuta lojë dhe i shënoi 11 nga 28 pikët e tij të ndeshjes në çerekun e katërt. Me ndihmën e tij, Nju Jorku e përmbysi rezultatin nga defiticiti prej 18 pikësh për ta mposhtur Chicagon.
76ers 105, Hawks 103
Joel Embiid i shënoi 36 pikë, përfshirë këtu dy gjuajtje të lira vendimtare me vetëm 5.3 sekonda të mbetur në lojë, duke i ndihmuar kështu Philadelphias ta kalojë Atlantan.
Clippers 111, Hornets 96
Kawhi Leonard i grumbulloi 30 pikë, shtatë kërcime, gjashtë asiste dhe tre bllokime, përderisa Los Angelesi siguroi fitore kundër Charlotte. Clippers fituan për herë të tretë në katër ndeshje këtë sezon.
Pistons 96, Pacers 94
Christian Wood i shënoi 19 pikë dhe i arriti 12 kërcime, përkundër që s’ishte titullar dhe Derrick Rose i dha fund formës së tij të dobët mbrëmë duke e shënuar një kosh vendimtar në momentet e fundit të ndeshjes për t’ia dhuruar fitoren Detroitit kundër Indianas.
Spurs 113, Trail Blazers 110
DeMar DeRozan i shënoi 27 pikë dhe e kryesoi një skuadër në formë të San Antonio Spurs, që arritën ta mposhtin Portlandin.
Bucks 129, Cavaliers 112
Khris Middleton u ndihmoi shtatë lojtarëve të arrijnë pikë në numra dyshifrorë në skuadrën e tij, duke bërë që Milëaukee ta sigurojë një fitore kundër Clevelend.
Jazz 96, Suns 95
Bojan Bogdanovic i shënoi katër trepikësha në rrugëtimin e tij për t’i arritur plot 29 pikë, ndërsa Donovan Mitchel i shtoi edhe 25 pikë të tjera dhe e shënoi njërën gjuajtje të lirë kur kishin mbetur vetëm edhe 0.4 sekonda lojë për t’ia dhënë Utah një fitore të ngushtë.
Nuggets 101, Kings 94
Gary Harris kontribuoi me disa pikë, përfshirë këtu një trepikësh, gjatë çerekut të tretë të ndeshjes që rezultoi të jetë vendimtar në përballjen me Denver dhe Sacramentos.
Raptors 104, Magic 95
Kyle Lowry i shënoi 26 pikë, përfshirë këtu një trepikësh shumë të rëndësishëm dhe pesë gjuajtje të lira në fund të çerekut të katërt, dhe Toronto e mposhti Orlandon.
Warriors 134, Pelicans 123
Stephen Curry i shënoi 26 pikë dhe Draymond Green e arriti një triple-double, përderisa Golden State e mposhti New Orlanders në një përballje mes dy skuadrave që s’kishin ende fitore këtë sezon. /Gazeta Express/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...