Gjumi konsiderohet shumë i rëndësishëm për rigjenerimin e qelizave të trurit qetësimin e trupit dhe shëndetin e syve. Studiuesit e shumtë shprehen se lodhja e shkaktuar si pasojë e mungesës së gjumit ndikon negativisht tek shikimi dhe kujtesa. Gjithashtu zgjimi i herëpashershëm si pasojë e problemeve me frymëmarrjen është kontribues në sëmundjet e syve.
Problemet që shkaktohen nga mungesa e gjumit
Përtharja e syve
Mungesa e gjumit nuk shkakton përtharje të syve, por e përkeqëson këtë problem. Mbyllja e syve gjatë gjumit ndihmon në lehtësimin e simptomave, ndaj kur njeriu nuk fle, sytë thahen më shumë. Gjithashtu edhe përdorimi i ilaçeve të gjumit ka efekte anësore, një prej të cilëve është tharja e membranës në pjesën e gojës dhe syve.
Glaukoma
Glaukoma është një nga sëmundjet e syrit që shkaktohet nga dëmet e pariparueshme të nervit optik. Kjo sëmundje konsiderohet si hajdutja tinëzare e shikimit. Një nga shkaktarët e kësaj sëmundje është tensioni i ulët ose i lartë i gjakut gjatë natës. Njerëzit që marrin medikamente kundër tensionit të lartë, kur shtrihen për të fjetur përjetojnë një rënie të fortë të tensionit që shkatërron shikimin.
Shëndeti i syve dhe i gjithë organizmit
Gjumi është një element kyç në shëndetin e syve por edhe atë të përgjithshëm. Një gjumë i mirë gjatë natës i jep syve forcë dhe qëndresë. Gjumi ndikon edhe tek përpunimi i ushqyesve në mëlçi, i cili është më i mirë kur sytë janë të mbyllur dhe trupi është i qetë./tch/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...