Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur në aksin Lushnje-Fier.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës”, ku mjeti i tipit “DAIMLER CHRYSLER”, me targë AA 277 GN, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
Pasi u dërguan në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë, një prej personave që ndodhej në makinë ndërroi jetë. Ai është identifikuar si Orges Shabani nga Rroskoveci. Sa i përket dy të plagosurve, ata ndodhen në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë mjegulla e dendur, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos ketë parë rrethrrotullimin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...