Google ADS

Bashkimi Evropian dhuron 76 milionë euro grant për të ndaluar ndotjen e tymtarëve

21:55 | 28 Tetor 2019
Arbresh.info

Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, tha të hënën se do të përfitojë 76 milionë euro grant nga Instrumenti financiar i BE’së (IPA) që të financojë një projekt që ka për qëllim të reduktojë ndotjen nga tymtari Kosova B.

Projekti parashikon zëvendësimin e filtrave elektrostatik, thuhet në faqen zyrtare të KEK-ut në Facebook.

Pas kompletimit të projektit, termocentrali Kosova B do të operojë në linjë me standartet europiane deri në vitin 2021, thotë korporata, duke shtuar se zyra e BE’së në Kosovë në fazën finale të përgatitjes së projektit.

Implementi i projektit pritet të fillojë në 6 muajë, thotë drejtori i termocentralit Kosova B, Luigj Imeri.

KEK ka investuar rreth 60 milionë euro në përmirësime ambientalise gjatë dhjetë viteve të fundit.

Gati 98% e energjisë së gjeneruar në Kosovë vjen nga dy termocentralë të vjetër dhe që ndotin shumë ajrin, Kosova A dhe B.

Sipas një raportimi të Bankës Botërore, qytetarët e Kosovës përballen me ndërprerje të energjisë, sistemi të vjetër dhe vjedhje të rrymës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme