Vdekja e Abu Bakr al-Bagdadi: Ushtria amerikane thotë se dy burra janë arrestuar

21:12 | 28 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Dy burra u arrestuan gjatë bastisjes së ushtrisë amerikane mbi fshehjen e kreut të Shtetit Islamik,  Abu Bakr al-Bagdadi në Siri dhe janë në paraburgimin e SHBA, thotë Pentagoni.

Kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit tha se ata tani ishin “në një strukturë të sigurt”, transmeton portali arbresh.info

Gjenerali Mark Milley njoftoi gjithashtu se mbetjet e Bagdadit ishin asgjësuar dhe aktualisht nuk kishte plan të ndante pamjet e vdekjes së tij.

Bagadi vrau veten gjatë bastisjes, thonë autoritetet amerikane.

“Eshtrat e Bagdadi u transportuan në një strukturë të sigurt për të konfirmuar identitetin e tij me testimin mjeko-ligjor të ADN-së, dhe asgjësimi i mbetjeve të tij është bërë dhe është i plotë dhe është trajtuar në mënyrë të duhur,” u tha gjeneral Milley gazetarëve.

Presidenti Donald Trump më herët kishte sugjeruar që disa videot e vrasjes së tij të bëhen publike.

Pentagoni nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me burrat e ndaluar.

Bagdadi vdiq nga shpërthimi i një jeleku vetëvrasës, pasi u largua drejt një tuneli, përderisa përndiqej nga qentë ushtarakë amerikanë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme