Këngëtarja Tuna Sejdi është mjaft aktive në prurje të reja dhe tashmë duket se ka gati një projekt të ri muzikor.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, derisa tregon se nesër pritet të publikojë këngën e re.
“Amoni” mban titullin ky projekt, i cili siç është thënë u xhirua tërësisht në Afrikë.
“Amoni, premierë, nesër ora 19:30”, ka shkruar krahas imazhit 34-vjeçarja.
Ky projekt i saj pason pas “Nuk ma do zemra”, të cilin e solli në gusht dhe për këta muaj mblodhi mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube.
Biondja përndryshe këtë vit bëri rikthimin në skenë me albumin “Fortuna”, një rikthim mjaft i fuqishëm i këngëtares, i cili bëri bujë të madhe gjithandej trojeve shqiptare.
View this post on Instagram
Ajo po ashtu mbajti një sërë koncertesh e mbrëmjesh të ndryshme muzikore. /Telegrafi/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...