Tony Cascarino ka thënë se Chelsea po ia del shumë mirë pa Eden Hazardin.
Ylli belg u largua nga The Blues në këtë verë në drejtim të Real Madridit për shumën e 100 milionë eurove, duke lënë një zbrastësi të madhe në pozitën e tij.
Por, kështu nuk mendon ish-sulmuesi i Chelseat që tha se Frank Lampard po di mjaftë mirë ta menaxhojë mungesën e Hazardit me lojtar si Christian Pulisic dhe Callum Hudson-Odoi.
“Hazard u largua në verë? Ai ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për Chelsean, por Franki po ja del shumë mirë pa të dhe nuk po ndihet mungesa e tij”, ka thënë Cascarino.
“Pulisic dhe Callum (Hudson-Odoi) janë dy lojtarë shumë të talentuar dhe që luajnë shumë mirë me topin, madje nuk janë aspak vetjak”.
“Kur e kanë topin ia pasojnë një lojtari. Ia pasojnë Mason Mount, i cili krijon aksione me Abraham dhe Jorginho”.
“Ka disa lojtarë që nuk po luajnë për Chelsean për momentin, N’Golo Kante dhe mbrojtësi më i mirë Antonio Rudiger. Lampard është duke ia dal mirë dhe klubi po arrin të luajë mirë kundër klubeve të mëdha”, ka shtuar më tej ai.
Pas javës së nëntë në Ligën Premier, Chelsea gjendet në vendin e katërt me 20 pikë, aq sa ka edhe Leicesteri në të tretin, derisa janë tetë pikë mbrapa liderit Liverpoolit.
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...