Google ADS

OBRM-PDUKM: Për shkak të politikave katastrofale të LSDM-së, Maqedonia ra shtatë vende më poshtë në listën e ‘Doing Business’

17:47 | 28 Tetor 2019
Arbresh.info

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “paaftësia e Qeverisë së LSDM-së nuk arriti të realizojë grantin për të rinjtë prej 10.000 eurove, dhe i heq masat e kreditimit të personave fizik dhe juridik”.

“Me LSDM-në dhe Zoran Zaevin, Maqedonia po varfërohet dhe po boshatiset”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së, qytetarët po jetojnë në varfëri dhe se ka emigrime masovike të të rinjve që për shkak të moskujdesit të LSDM-së janë të detyruar ta lëshojnë vendin.

“Qytetarë e dinë mirë se politikat ekonomike të LSDM-së janë katastrofale. Qytetarët e dinë se LSDM-ja po kryen partizim të institucioneve”, shprehen nga OBRM-PDUKM

Për shkak të politikave katastrofale të LSDM-së, thonë nga OBRM-PDUKM, Maqedonia ra shtatë vende në listën e ‘Doing Business’ dhe kjo është dëshmi për korrupsionin dhe mospunën e Qeverisë së Zaevit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme