Zyra e jashtme për punë kriminalistike – Gostivar, ka zbardhur tërësisht grabitjen që ndodhi më datë 25-tetor të këtij viti rreth orës 20.00, e cila ishte kryer ndaj 48-vjeçarit G.S. nga Republika e Serbisë, kështu që deri në Prokurorinë themelore Publike-Gostivar ka dorëzuar kallëzim penal ndaj personave M.H. (33) dhe L.H. (27) të dy nga fshati Debresh i Gostivarit, si dhe Sh.J. (42) nga fshati Raven.
“Tre personat në fjalë dyshohet se në afërsi të pikpagesës rrugore në Gostivar, kanë kërkuar që të hynë në mjetin ngarkues “Skanija” me targa të Republikës së Serbisë, të cilën e ka drejtuar personi G.S., dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht dhe duke u kërcënuar për jetën e tij me anë të mjetit të mprehtë, i’a kanë marrë portofolin në të cilin ka pasur 9000 denarë, 50 euro, patentë shoferi dhe kartelën e bankës, me ç’rast janë larguar nga vendi”,njoftojnë nga Policia shkruan telegrafi.
Diku më vonë, personat e lartëpërmenduar janë privuar nga liria dhe janë dërguar përpara gjykatësit me procedurë paraprake të Gjykatës Themelore-Gostivar, i cili ka caktuar masë paraburgimi në afat prej 30 ditësh, kështu që të njëjtët janë dorëzuar në burgun e Shkupit.
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...
Hajrullahu: Pritet që për 5 vite programet e UP-së të marrin...
Barcelona nuk është e sigurt nëse Jonathan David do të kisht...