Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, sot u prit në takim pune nga nënkryetari i komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi, si dhe drejtori komunal i Arsimit, Mensur Neziri.
Me këtë rast, Hoti u njoftua rreth rrjedhës së zbatimit të Programit Nacional për Rininë në këtë komunë ndërkohë që i përgëzoi nikoqirët për organizimin paraprak të garave.
“Programi Nacional për Rininë është realizuar suksesshëm falë angazhimit tuaj, sidomos të drejtorisë komunale të arsimit dhe tashmë ka ardhur koha që ky program të jetë pjesë e planprorgramit mësimor. Komuna e Shtimes ka qenë shembull sa i përket organizimit dhe përkushtimit për të realizuar garat, dhe kjo sigurisht ju është shpërblyer me fitues të nivelit republikan. Pres nga ju që të tregoni përkushtim e suksese edhe në garën e kreativitetit dhe atë të sportit sepse tashmë është dëshmuar serioziteti i organizimit”, tha Koordinatori Hoti.
I kënaqur me garën u nda edhe nënkryetari i komunës, Rrahman Jakupi i cili falënderoi koordinatorin Hoti për organizmin dhe angazhimin.
“Garat kanë qenë jashtëzakonisht të mira dhe shumë të nevojshme dhe jemi shumë mirënjohës për gjithë organizimin. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë me mbështetjen e programit dhe jemi duke bërë përgatitjet e nevojshme për një proces të mbarë”, tha nënkryetari Jakupi.
Në takim morën pjesë edhe anëtarja e Kuvendit Komunal, Fatmire Ferati si dhe Drejtori Komunal për Kulturë, Rini dhe Sport, Lumni Amrushi i cili theksoi se në pjesën e aktiviteteve kulturore e sportive do të ndihmojnë për procesin e garës dhe për pajisjet e nevojshme./arbresh.info
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore