Forcat Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët në Siri kanë thënë se zëdhënësi i grupit militant, Shteti Islamik (IS) është vrarë në një operacion të përbashkët të Shteteve të Bashkuara.
Operacioni ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më 27 tetor se lideri i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë gjatë bastisjeve të Shteteve të Bashkuara në Siri.
Komandati i Forcave Demokratike Siriane, (FDS) Mazloum Abdi ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se zëdhënësi i IS-it, Abu Hassan al-Muhajir është “shënjestruar” në një fshat afër qytezës, Jarabulus, afër kufirit me Turqinë, në një operacion të koordinuar në mes të inteligjencës së FDS-së dhe ushtrisë amerikane.
Në një postim tjetër, zëdhënësi i Forcave Demokratike Siriane, Mustefa Bali ka thënë se Muhajir është vrarë.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë një Londër ka konfirmuar vdekjen e Muhajirit, duke thënë se ai ka qenë në mesin e pesë pjesëtarëve të Shtetit Islamik, që është vrarë në operacionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
“Dy operacionet e udhëhequra nga SHBA-ja kanë paaftësuar udhëheqësinë e IS-it” në veriperëndim të Sirisë, ka thënë Bali, duke shtuar se “ende ka persona të fshehur në këtë zonë”.
Trump ka njoftuar më 27 tetor se Baghdadi, njeriu më i kërkuar në botë, është vrarë gjatë bastisjteve të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë.
Trump ka thënë se forcat amerikane kanë vrarë “një numër të madh” të militantëve të IS-it gjatë bastisjeve, të cilat kanë kulmuar me gjetjen e Baghdadit, i cili ka kryer shpërthyer një jelek-bombë në trupin e tij./express
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...