Goja e një peshkaqeni mund të mos duhet si mjedisi më mikpritës për banim, por hulumtuesit japonezë kanë zbuluar se ajo është shumë e përshtatshme për një specie të re.
Krijesat e vogla, të emërtuara “podocerus jinbe”, i takojnë disa llojeve të familjes Gamaridea, të cilat dallohen për aftësinë e tyre që të jetojnë në mjedise të llojllojshme, duke nisur nga malet e larta deri te thellësia e detit.
Sidoqoftë, udhëheqësi i punës kërkimore, Ko Tomikawa, profesor në Universitetin e Hiroshimës, tha se ai është i befasuar që i gjeti këto krijesa në gojën e peshkaqenit.
“Kjo krijesë, e cila zakonisht është e gjatë 3 deri 5 milimetra, është e mahnitshme, sepse ajo mund të jetojë në shumë lloje të mjedisit”, tha ky shkencëtar. “Por nuk prita që do të gjenim krijesa të tilla në gojën e një peshkaqeni”, shtoi ai.
Japonezi tregoi se krijesa e zbuluar ka trup me ngjyrë kafe dhe këmbë me qime, të cilat u ndihmojnë për të kapur ushqim.
Sipas tij, goja e peshkaqenit mund t’i ketë disa kushte të përshtatshme për mikroorganizmin e zbuluar, sepse aty qarkullon vazhdimisht uji i freskët i detit, i pasur me oksigjen, si dhe lloje të ndryshme të ushqimit, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...